Rozë

U bë me nip dhe i dedikoi këngë/ Mariola Kaçani: Më shumë kam qarë kur e dëgjova se kur linda djalin

Ata janë motër e vëlla dhe marrëdhënia e tyre është shumë e veçantë. Së bashku kanë realizuar shumë projekte muzikore ku më i fundit ishte kënga “Nuse ti, dhëndër unë”. Këtë të premte Mariola dhe Jurgen Kaçani ishin të ftuar te “Rudina” në Tv Klan, ku folën jo vetëm për projektin e tyre më të ri muzikor, por edhe për ngjarjen që u ka zbukuruar jetën.

Kjo është gruaja e Jurgenit dhe kunata e Mariola Kaçanit! – ArkivaNews

Mariola është bërë nënë e një djali vetëm para 4 muajsh. Jurgeni tregon se si dajë, është ndier shumë i emocionuar dhe i ka bërë të motrës një dhuratë që jo çdokush ka fatin ta ketë, një këngë.

Kjodhuratë e bukur e cila e ka emocionuar nënën e re e cila shprehet se kënga e bëri të qajë më shumë se vetë lindja e djalit.

Jurgen Kaçani: Ka qenë ndjesi shumë e bukur. Unë jo më kot i dedikova dhe një këngë të cilën ia nxora ditën që ka lindur, ia kisha bërë gati çdo gjë.

Mariola Kaçani: Dhe më ka bërë për të qarë më shumë se kur linda. Rudina Magjistari: Vërtet?! Si ka qenë momenti më tregoni pak.Jurgen Kaçani: Kemi qenë te spitali, sa kishte lindur. Unë telefonova studion e YouTube-it dhe u them publikojeni këngën.

Ishte gati, por ishte në privat. E kam publikuar dhe i them Mariolës dhe i them kjo është dhurata e parë nga vëllai.Rudina Magjistari: Shumë e bukur! Mariola Kaçani: Unë vetëm kam qarë. Kam qenë shumë e emocionuar. Edhe djalin kur e linda nuk qava kaq shumë. Qava, por jo kaq shumë.

“Qava më shumë se kur linda djalin”, Jurgeni  i bën dhuratën emocionuese Mariola Kaçanit

MË TË LEXUARAT

To Top