Rozë

U duk sikur ishin shumë të dashuruar/ Riniani i ka dhënë fund lidhjes me avokaten e bukur, ja pse





Rinian Leka është sërish single. Ish-konkurrenti i “Për’puthen” pas daljes nga programi ku nuk arriti të gjejë përputhjen e tij, deklaroi se është lidhur me një avokate.

Me vajzën Riniani u shfaq shumë herë publikisht madje në çdo dalje televizive ai shprehej shumë i dashuruar dhe dukej se ishte gati për martesë.

E gjersa gjërat po shkonin për mrekulli, dyshja duket se i kanë dhënë fund. Po flitet se çifti është ndarë por nuk është zbuluar arsyeja që dërgoi deri në këtë situatë.

Se gjërat nuk janë si më parë shihet edhe në Instagram ku nuk ndiqen më me njëri-tjetrin, një tregues i rëndësishëm në ditët e sotme.

Avokate dhe nënë e një vajze, Riniani prezanton më në fund të dashurën (FOTO) – Autental





MË TË LEXUARAT

To Top