Leximi

U kthye në vendin e lindjes nuk qëndroi në Europë, njihuni me 22-vjeçaren që jeton pa drita dhe ujë

Në “Ftesë në 5” ishte e ftuar Marjana Koçeku, e njohur tashme si “neomalsorja”. Ajo është vetëm 22 vjeç dhe pas disa eksperiencave akademike në Europë, zgjodhi që të vijonte jetën në një fshat në Dukagjin.

Marjana tregoi se e shijon atë lloj jete, larg Instagramit, pa energji elektrike e me ujë që e merr te kroi. Ajo pohoi se kujdeset të punohet toka, të mbledhë dru për të ndezur zjarr in, aty ku gatuhet çdo ushqim që ajo konsumon.

“Neomalsorja” insistoi se në asnjë vend nuk ndihesh e lirë si në vendlindje, ndaj ndihet krenare që është kthyer në rrënjët e saj.

E diplomuar në Tiranë, 22-vjeçarja jetoi për një vit në Gjenovë, Frankfurt e Stokholm. Thotë se kishte disa mundësi punësimi në profesionin e saj, por që nuk e tërhiqnin dhe vendosi të kthehej në Shqipëri, tetë muaj më parë.

“Shkëndija që më bëri të kthehem te rrënjët, erdhi derisa udhëtoja në Suedi. Po udhëtoja me transport publik, kur drejtuesi i autobusit vuri një këngë shqip. Iu afrova dhe bisedova me të, ishte nga Dukagjini. Më befasoi shumë fakti se sa shumë jemi të shpërndarë nëpër botë ne, shqiptarët”, rrëfen Marjana.

MË TË LEXUARAT

To Top