Rozë

U nda nga jeta bashkëshortja e aktorit të njohur shqiptar, i biri: Jeni bashkë tani

Një lajm i hidhur, gruaja e aktorit të madh Demir Hyskja, Luljana, ka ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme.

Demir Hyskja, Artist i Popullit - Gazeta Vatra

Lajmi bëhet me dije nga vetë djali i aktorit. Ai shkruan se tashmë e ëma është në parajsë me të atin.

“Sot, artistit i erdhi pranë në parajsën ku ndodhet, bashkëshortja e tij, Luljana. Ashtu si jeta i mbajti gjithmonë të pandarë, po kështu edhe në parajsën ku ndodhen tani do të jenë përjetësisht bashkë!

Qofshi të paharruar në rehatinë e Zotit”, shkruan djali i Demir dhe Luljana Hyskajt.

Kujtojmë që aktori i madh Demir Hyskja u nda nga jeta në vitin 2016 pas një sëmundje të rëndë, në moshën 79-vjeçare.Aktori i famshëm la pas një vepër të pasur me role në kinematografi dhe teatër.

I preferuari i regjisorëve shqiptarë për role pozitive, ai përcolli mjaft dashuri tek artëdashësit.

Demir Hyskja, intervista e fundit para vdekjes - Lajme.al

MË TË LEXUARAT

To Top