Lajme

U shpall Berisha ”non grata” nga Amerika, por vjen deklarata e fortë nga gazetari: Me Salën po bëjnë lojë, por për Ramën kanë…





Gazetari Genc Burimi u shpreh në emisionin Tempora se SHBA-të mes një ‘real politike’ dhe demokracisë, ata zgjedhin ‘real politikën’. Sipas tij, kryeministrat si Edi Rama vlejnë shumë për Amerikën se janë kryeministra që nuk kanë pazar të lartë, pasi shteti amerikan nuk po investon ndonjë gjë në Shqipëri.

Former Albanian President Berisha to Sue US Secretary of State Blinken for Defamation - Exit - Explaining Albania

Ai thotë më tej se SHBA kanë dosje dhe për Ramën dhe do e përdorin kur ai t’iu dalë kundër.

“Duhet të kuptojmë se SHBA-të, mes një real politike dhe demokracisë, ata zgjedhin real politikën. Kur Rama u zgjodh në vitin 2013 ndërmori një akt pro amerikan pa pyetur fare për interesin e popullit shqiptar me sjelljen e ar mëve ki mike.

Duhet të kemi të qartë se SHBA mbështesin në Egjipt një gje neral që e paguajnë më miliarda dollarë ne vit. Amerikanë kanë hequr edhe kompaninë Xiaomi nga lista e zezë. Fakti është se çfarë kanë paguar amerikanët kundrejt shqiptarëve dhe do të kuptoni se nuk janë shumë. Këtu ata kanë baza ush tarake dhe çdo gjë tjetër.

Për ta kryeministrat si Rama vlejnë shumë se janë kryeministra që nuk kanë pazar të lartë. Amerikanët nuk është se po investojnë ndonjë gjë në Shqipëri. Amerikanët kanë dosje edhe për Ramën që do ta përdorin kur ai të dalë kundër. Me Berishën po bëjnë një shou,” tha Genc Burimi në emisionin Tempora.

genc burimi - Hapur





MË TË LEXUARAT

To Top