Lajme

U tha se ishte sëmurë, habit Presidenti i Serbisë Vuçiç shfaqet duke i dhuruar lule Presidentes së KE





Pas vizitës në Tiranë e Prishtinë, presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ka udhëtuar drejt Beogradit. Në aeroport Von der Leyen, është pritur nga presidenti serb Aleksandar Vuçiç i cili i ka dhuruar edhe një buqetë lulesh presidentes së Komisionit Europian.

Për Vuçiç u tha se ishte sëmurë dhe kishte anuluar të gjithë takimet, por mesa duket ka gjetur forcën që të takohet me Von der Leyen.

Kujtojmë se Presidentja e Komisionit Europian, (KE) Ursula von der Leyen mbërriti të martën në mëngjes, (28.09) në Tiranë, në kuadër të një turi ballkanik në prag të Samitit Bashkimi Europian-Ballkani Perëndimor, (BE-BP) që do të zhvillohet më 6 tetor në Slloveni, vendin që ka presidencën e radhës së BE.





MË TË LEXUARAT

To Top