Rozë

(Video) Analizat i dolën mirë, Kiara debaton me Luizin: Kam një familje jashtë qava për ty, nuk ke më punë me mu

Këngëtari Luiz Ejlli është kthyer në kryefjalën e këtyre ditëve në rrjete sociale pas një deklarate të dhënë se vuante nga një sëmundje e rëndë tum orale, të shpërndarë në të gjithë trupin.

Mbrëmjen e djeshme ai deklaroi se në fakt kjo nuk ishte historia e tij, por e një shoku të tij ndërsa ai dyshonte se mund të kishte të njëjtën sëmundje pas shfaqjes së disa simptomave.

Mbrëmjen e djeshme ai i është nënshtruar një ekzaminimi dhe ka kryer të gjitha analizat në QSUT, teksa mjekja ka deklaruar se në bazë të rezultateve të tyre, Luizi nuk ka asnjë masë tumorale dhe gëzon shëndet të plotë.

Një gjë e tillë nuk është pritur aspak mirë nga banorët, ndër to dhe Kiara Tito, për të cilën Luizi ka shprehur një pëlqim të madh.

“E nis me gjënë e parë që po ta them, besoj që ka një gjë. Nuk e di se çfarë është por ka një gjë, që se ke thënë ashtu si duhet. Ajo gjë që më ke bërë, si ma ke thënë është shumë e rëndë.

Jam përpjekur mos ta flas me njeri dhe është një gënjeshtër e pafalshme. Unë po ta them, ka diçka nuk e di se çfarë është, por ti me kë gënjyer dhe bravo të qoftë dhe ta jap dorën.

Dhe nëse thash që çfarëdo që të ndodhë me këtë djalin unë do jem deri në fund. Unë kam një familje nga jashtë dhe ata nuk ndihen mirë që të më shohin mua duke qarë që kështu unë kam shumë arsye për të qenë e ngarkuar dhe kam shumë të drejtë.

Të lutem nga ky moment nuk dua të kem të bëj fare me ty, kam gjithë këto vite që përpiqem të ndërtoj këtë imazh dhe del një çun si ty e ta hedhë poshtë, por jo “, i tha Kiara Luizit.

Edhe banorët e tjerë kanë qenë të
revoltuar me të duke e marrë të gjithë historinë si një gënjeshtër të Luizit.

Madje askush nuk iu afrua dhe asnjë se përqafoi kur ai u kthye në shtëpi nga spitali. Edhe pas mbrëmjes ata mbajtën distantë me të veç Teas.

MË TË LEXUARAT

To Top