Rozë

(Video) Luizi u lutet shqiptarëve: Po e bëtë këtë gjë për mua do jem i lumtur

Gjatë spektaklit të sotëm në “Big Brother Vip” pritet që të shpallet edhe finalisti i parë. E lidhur me këtë vendim i cili do të merret mbrëmjen e sotme banorët kanë diskutuar me njëri-tjetrin.

Teksa ishte duke biseduar me Kiarën dhe Elvisin, Luizi i bëri thirrje të gjithë teleshikuesve që ta votojnë si finalistin e parë, duke shtuar se nëse kjo gjë do të ndodhë atëhere atij do i ndryshonte jeta.

Madje, madje këngëtari tha se nëse emri i tij do të shpallet sonte atëhere ai do të bërtasë me të madhe nga gëzimi. Biseda mes banorëve: Luiz Ejlli: E di sa do bërtas apo jo? I bie të kalosh 18 ditë direkt, të jesh në finale. Vis Pupa: Si tek loja mos u nxeh

Luiz Ejlli: Shikues keni në dorë të ndryshoni jo vetëm lojën por jetën time, me një mesazh të më çoni në 6 maj. Diçka iu garantoj, iu betohem se do më bëhet shumë më shumë qefi mua sesa juve.

MË TË LEXUARAT

To Top