Rozë

(Video) Luizi zbulon strategjinë e Oltës: Asaj i duhet më shumë Dea se sa Qetësori

Big Brother është ndër formatet më të pëlqyera në vendin tonë. Personazhet pjesëmarrëse kanë fituar simpatinë dhe vëmendjen e publikut, duke i mbërthyer para ekranit me orë dhe ditë të tëra.

Ndonëse Olta është afruar me Qetsorin dhe në një farë mënyrë po përpiqet të krijoi aleancë me të, Luizi mendon se e gjitha është skemë. Sipas tij, Olta ka nevojë për Dean dhe jo për Qetsorin. Madje nëse bëhet një nominim, Olta-Qetsor-Luiz tha ai, ajo e ka të sigurt që del Qetsori.

Dhe nëse ata të dy dalin në nominim me Dean, atëherë Olta mund t’i druhet televotimit, duke qenë se Dea është lojtare e fortë. Këtë bisedë ai po e bëntë me disa prej banorëve jashtë në oborr, ndërsa Fotini tha se kjo ishte ideja e saj.

Luizi nga ana tjetër u shpreh se ai do dëgjoi fjalën e Kiarës, e cila përpara se të dilte nga shtëpia, i tha atij se e pret në shtëpi me 100 mijë euro.

MË TË LEXUARAT

To Top