Lajme

(Video) Prej vitesh nuk është marrë asnjë masë për kanalizimet, shqiptarja: U bë vendi m*t këtu, s’kalon dot

Një situatë tepër shqetësuese paraqitet për banorët e lagjes Emin Matraxhiu në Elbasan, aty ku jo vetëm mbeturinat por edhe kanalizimet e hapura të ujërave të zeza e bëjnë tepër të vështirë jetesën.

Banorët kanë një jetë që bashkëjetojnë me ujërat e zeza dhe ndotjen dhe ndihen të pashpresë që dikush do vërë dorë për ta, pasi sipas tyre politikanët vijnë vetëm për zgjedhje.

Lagja mbizotërohet nga banorë të moshuar dhe ata të komunitetit rom, gjë e cila bën që kërkesa e llogarisë ndaj autoriteteve të jetë shumë e vogël.

“Ata thonë se është bërë e modes që pushtetarët shfaqen vetëm për fushatë zgjedhore, dhe më pas nuk vijnë më. Ata që kna mbetur janë kryesisht të moshuarit dhe familjet e komunitetit rom, prandaj dhe kërkesa ndaj pushtetit lokal nuk është e madhe. Fëmijët luajnë aty dhe thithin ajrin e kanalizimit të ujërave të zeza që janë shumë pranë. Sa herë ka reshje dhe mbushet ky përrua, reflektohet më pas në shpërndarje në të gjithë zonën, duke e bërë tepër të vështire lëvizjen për banorët,” raportoi gazetarja e Fax News, Entela Duka.

Pjesë nga ankesat e banorëve:
Banorja: Njerëzit vijnë e shajnë e pështyjnë. Thonë e dimë vetë ku i hedhim mbeturinat. Edhe ujërat e zeza janë problem. Aty ke në nuk i hedhin as në përrua. Na u bo veni me m*t e me sh*rrë. Vje era sa nuk mund kalosh. Ça të bëjmë, ku të shkojmë. Fëmijët u sëmurën . Ku ti çoj? Gocën e pata sëmurë nga era. Kur bie shi del uji rrugës. Vje te dera e shtëpisë. Ke Bashkia nuk kemi shku. Nuk kemi ça bëjmë. Gjithë ditën rrinë ke plenat, ku të shkojë çuni. Me ato erna. I kërkojmë bashkisë ndërtim rruge. Ata nuk vijnë.

MË TË LEXUARAT

To Top