Gjatë fjalës së presidentit amerikan Donald Trump pas marrëveshjes Kosovë-Serbi në Shtëpinë e Bardhë, Aleksandër Vuçiç u përballë me një surprizë të pakëndshme, teksa videoja e momentit po bën xhiron e rrjetave sociale.
Në momentin kur Trump përmendi faktin se Serbia do të vendosë ambasadën në Jerusalem, Vuçiç i habitur rishikon dokumentin që ka në tryezë dhe që firmosi duke e shfletuar me shpejtësi për të kërkuar pikën në fjalë.
“Ambasada e Serbisë do të zhvendoset në Jerusalem në korrik. Eshtë një punë e madhe, është një hap i madh. Unë vërtet e vlerësoj atë. Unë e përgëzoj presidentin e Serbisë dhe kryeministrin e Kosovës për guximin e tyre” tha Trump gjatë nënshkrimit të marrëveshjes.
Ditën e djeshme u firmos marrëveshja historike mes Kosovës dhe Serbisë në pranit ë presidentit Trump.
Ups pic.twitter.com/NkvxvPWgQH
— PaoloStefanini (@PaoloStefanini5) September 5, 2020