Lajme

Vjen në jetë fëmija i parë afgan në Lezhë, prindërit i kanë vendosur emër shqiptar





Ka ardhur në jetë fëmija u parë afgan në Shqipëri në spitalin rajonal të Lezhës. Bëhet me dije se nëna 27-vjeçare afgane që është strehuar përkohësisht në Shqipëri ka sjellë në jetë fëmijën e saj të gjashtë.

Prindërit kanë vendosur ta quajnë fëmijën me emër shqiptar, Alban. Mësohet se në spitalin e Lezhës ka edhe nëna të tjera afgane që presin të sjellin në jetë bebet e tyre.

Kujtojmë që deri më tani në Shqipëri janë strehuar rreth 1 mijë afganë.





MË TË LEXUARAT

To Top