Rozë

Zhaklina rrëqeth me rrëfimin: I dashuri më ka bërë keq dhe nuk kisha as fuqi të mbrohesha

Gazetarja dhe aktivistja Zhaklina Lekatari ka folur për kritikat dhe dhunimin sistematik që ajo ka ndjerë, jo vetëm nga komentet e shumta online referuar materialeve që publikon në blogun e saj, por edhe nga ish-partneri i saj gjatë një lidhje një vjeçare.

“Ka qenë një marrëdhënie personale në të cilën unë jam ndjerë e dh unuar dhe kam qenë e dhu nuar. Dhe duke marrë parasysh që kjo ngjarje apo kjo histori personale ka qenë shumë e shkurtër, ka zgjatur shumë pak, as një vit por ishte shumë intensive. Unë në atë moshë mendoja që unë isha një grua e fortë, isha feministe, i kisha kuptuar disa gjëra nga jeta, u gjeta totalisht e papërgatitur në atë dh unë. Dhe kuptova që unë nuk isha e fortë sa duhet”- tha Lekatari për emisionin “S’e luan Topi”.

Pjesë nga biseda:

Zhaklina: Unë jam dhun uar sistematikisht. Jam dhu nuar kur nuk jam respektuar në radhë, jam dhu nuar kur nuk është respektuar opinioni im, jam dhu nuar kur nuk është respektuar prezenca ime në punë, jam d hunuar kur fjala ime nuk ka peshë sepse është fjala e një gruaje. Jam dh unuar në këtë vend. Vazhdoj e dhu nohem. Nuk mund të them se nuk jam dh unuar sepse dal në televizor. Jo, nuk është e vërtetë. Komentet që unë marrë janë e gjitha dh unë verbale.

Unë nuk mund të them se unë këtë e nisa sepse pata një eksperiencë dh une kur unë isha 20-vjeç. Jo, unë përditë e përjetojë këtë gjë. Dhe nuk kam për të ndalur përballë saj.

Erjona: Nëse nuk gaboj, sepse e ke thënë edhe në një fushatë publike kundër dh unës….

Zhaklina: Nuk ka qenë një fushatë, ka qenë një projekt i shkurtër në të cilën disa gra që kanë qenë të dhu nuara dhe ja kanë dalë tregonin mbi historikun e tyre. Dhe unë kam treguar një copëz nga eksperienca ime, nga historia ime personale. Ka qenë një marrëdhënie personale në të cilën unë jam ndjerë e dhu nuar dhe kam qenë e dhu nuar. Dhe duke marrë parasysh që kjo ngjarje apo kjo histori personale ka qenë shumë e shkurtër, ka zgjatur shumë pak, as një vit por ishte shumë intensive. Unë në atë moshë mendoja që unë isha një grua e fortë, isha feministe, i kisha kuptuar disa gjëra nga jeta, u gjeta totalisht e papërgatitur në atë dh unë. Dhe kuptova që unë nuk isha e fortë sa duhet, nuk isha feministe sa duhet, nuk kisha edukimin e duhur për të mbrojtur veten dhe kisha marrë disa vendime për aq sa dija, por ajo dija ime ishte e pamjaftueshme që unë të mbroja veten dhe të jetoja mirë.

Kështu që unë kuptova se nëse dikush në fëmijëri do të më kishte mësuar të doja veten, të respektoja veten, t’i thoja vetes “po” dhe jo “jo” për t’i thënë partnerit “po”, unë do të kisha marrë vendime më të mira për jetën time dhe veten time.

'Jam dhunuar sistematikisht', Zhaklina tregon historinë: Nuk

MË TË LEXUARAT

To Top