Lajme

Zi! Humb jetën fotografi shqiptar, miqtë rrëqethin me fjalët: Si t’ia themi ne nënës tënde, si?

Një lajm i trishtë ka ardhur në ditën e sotme , ku bëhet me dije se ka ndërruar jetë në mënyrë të papritur fotografi i njohur shqiptar Arben Çeli.

Ndahet papritur jeta fotografi i njohur shqiptar – FaxWeb

Çeli ka punuar si fotografi i Reuters për Shqipërinë, ndërsa është ndarë nga jeta në moshën 53 vjeçare si pasojë e një s ulmi në zemër.

Janë të shumtë miqtë e të ndjerit që i shkruajnë se janë tejet të pikëlluar dhe të tronditur nga ky lajm.

“As e kisha menduar kurre se do e dëgjoja këtë lajm. O Ben Celi që ma th eve zemrën. Përtej të qoftë rruga e lehtë dhe e ndriçuar siç ishe ti me buzëqeshjen dhe mirësinë tënde, o miku im! Nuk kam fjalë…”, i shkruan një mik.

“Mos Ben! Mos miku im… Per ku kaq larg, ne nje vjeshte me shi vella?! O Zot… Ngushellime te ngrohta nenes se Benit, zonjes se tij dhe djalit te mrekullueshem; dy motrave, fisit te madh dhe te mire Celi! Ngushellime gjithe miqve dhe shokeve te Benit, brenda dhe jasht Shqiperise…”, shkruan një tjetër.

Ndahet papritur nga jeta fotografi i njohur shqiptar, Arben Celi -  Aktualiteti

MË TË LEXUARAT

To Top