Ushqime

A ju ka marrë malli për këtë recetë? Ja si t’i bëni mollët e karamelizuara

Dikur, mollët e karamelizuara që shiteshin në oborret e shkollave, ishin nga gjërat më të gëzueshme që mund të kishin fëmijët. Sot, me aq shumë gjëra sa ofron tregu askush nuk harxhon më kohë të shkrijë sheqerin por ndonjëherë mund të bëheni pak nostalgjik e t’u tregoni fëmijëve se si jeni rritur…

Në rast se keni një festë fëmijësh apo keni mbledhur disa prej tyre në shtëpi, bëjuni mollë të personalizuara me emrat e tyre. Mënyra është fare e thjeshtë…

Përbërësit dhe mjetet
që duhen janë: shkopinj akulloresh (i gjeni në Jambo), nga një mollë për person, lapustila, sheqer, fara susami. Lajmë mollët dhe i fshijmë mirë. Në shkopinjtë e akulloreve shkruajmë emrat e të ftuarve dhe pastaj ia vendosim secilës mollë. I vendosim mollët mbi një letër furre. Sheqerin e shkrijmë në një tenxhere të vogël derisa të zverdhet dhe me të spërkasim duke i vënë menjëherë më pas fara susami. I lëmë të ftohen dhe janë gati.

MË TË LEXUARAT

To Top