Ushqime

Ideale për t’u shijuar në darkë/ Ja si të bëni tiramisu në gotë

Përbërësit: 500 g djathë Mascarpone, 200 ml panna e ëmbël, 3 vezë fshati, 1 pako me biskota Savoiardi, 3 lugë sheqer, qumësht për të zbutur biskotat, 1 grusht mjedra, 1 grusht luleshtrydhe në copa, 2 lugë sheqer kaf, 2 lugë konjak Grand Marnier dhe lëngu i 1/2 limoni.

Përgatitja: Frutat e pyllit i vendosim në një tas ku shtojmë sheqerin, limonin dhe konjakun. I trazojmë dhe i lëmë në qetësi për rreth 1 orë. Ndajmë të verdhat nga të bardhat e vezëve dhe shtojmë 3 lugë sheqer te të verdhat, të cilat i kemi hedhur në një tenxhere të vogël. Vendosim tenxheren me të verdhat në një tenxhere më të madhe me ujë që po zien (procesi banjo mari) dhe trazojmë më një rrahëse dore vezësh për 4-5 minuta, derisa sheqeri të tretet e të jetë krijuar një krem i trashë. Nga ana tjetër rrahim të bardhat e vezës, derisa ato të mpiksen aq sa mos të bien nga tasi kur e kthejmë me kokë poshtë. Në një tas të madh përziejmë Mascarponen me kremin. Më pas me lëvizje rrethore shtojmë të bardhat e vezës të rrahura dhe panna-n e ëmbël po të rrahur. Shtrojmë Tiramisu në gota sipas shtesave krem, biskota, fruta, krem. I vendosim gotat në frigorifer deri në momentin e servirjes. Ju bëftë mirë!

MË TË LEXUARAT

To Top