Lajme

Afganët kanë ardhur në Shqipëri, Veliaj bën rrëfimin: Kur isha 10 vjeç edhe unë isha refugjat e di si është





Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj është takuar sot me shtetasit afganë që janë strehuar në Qytetin Studenti. Kryebashkiaku u shpreh se edhe ai është larguar si refugjat nga Shqipëria që 10 vjeç.

Mayor of Tirana Erion Veliaj Promises 24/7 Running Water...Again - Exit - Explaining Albania

“Mirë se keni ardhur në Tiranë! Edhe kur hyra këtu takova disa nga fëmijët. Takova një djalë të vogël 10 vjeç që donte të behej futbollist. Edhe ai me kujtoi historinë time, sepse unë kur jam larguar nga Shqipëria si refugjat kam qenë 10 vjeç dhe doja të bëhesha futbollist. Kemi ecur tre ditë për të shkuar nga mali në Greqi.

Kështu që kur dëgjoj historinë tuaj, qëndron ajo fjala që thotë kryeministri që para 30 vitesh edhe ne kaluam një histori të ngjashme si Afganistani. Në fillim të gushtit po kujtonim me kryeministrin eksodin në Itali. Është në historinë tonë dhe nderin e paraardhësve tanë që ne të kemi mundësinë të ndihmojmë sadopak.

E kuptoj që qëndrimi juaj këtu është i përkohshëm, por sado që të zgjasë duam që të jetë qëndrim sa më i lehtë, dhe tua bëjmë jetën sa më të lehtë dhe nëse ka ndonjë gjë që mund të ndihmojmë të lutem na i bëni me dije. Dua të ndiheni si në shtëpi, na i thoni gjërat hapur që të jemi afër jush dhe t’ju ndihmojmë ekzaktësisht aty ku keni nevojë.

Ne nuk jemi një qytet shumë i pasur por kemi një zemër shumë të madhe dhe duam që secili prej jush të ndihet si në shtëpi. Dhe nëse ka disa nga ju që duan të integrohen në jetën tonë, gjithashtu jeni të mirëpritur”, tha Veliaj.

Erion Veliaj kërkon qartësi nga KQZ për rregullin e ndalimit të inspektimeve dhe përurimeve | Euronews Albania



MË TË LEXUARAT

To Top