Lajme

Ramën po e lënë vetëm? Deputeti i njohur i PS-së njofton largimin: Ka ardhur koha të…





Lefter Koka ka hequr dorë nga mandati i deputetit të PS në Durrës. Koka shkruan në një status në FB se vendimi i tij i është njoftuar KQZ dhe Kuvendit teksa thekson se e ka përmbyllur ciklin e tij politik.

Për Kokën, rrugëtimin politik do ta vijojnë bashkëpuntorët që e bënë fitues për vite me radhë. Deri në vitin 2019, Lefter Koka ishte deputet i LSI ndërsa ka shërbyer në qeverinë ‘Rama I’ edhe si ministër i Mjedisit. Në vitet 2003-2007 ai ka shërbyer edhe si kryebashkiak i Durrësit.

Në zgjedhjet e 25 prillit 2021, Koka fitoi mandatin e deputetit nën siglën e PS pasi garonte si i 7-ti në qarkun e Durrësit para kryeministrit Edi Rama. Me vendimin e fundit, mandati i deputetit i kalon të numrit pasues në listë.





MË TË LEXUARAT

To Top