Lajme

Basha do largohet nga PD-ja? Kjo grua e paralajmëron: Cakto vendin dhe orën dhe do përballemi





Grupimi “Për PD” është duke mbajtur aktualisht një konferencë për mediat, me kandidaten për kryetare të PD Edith Harxhi, ku kërkuan dhe rikthimin në garë të kandidatit Ibsen Elezi, i cili u përjashtua nga Kryesia e PD-së.

Harxhi nga ana e saj kërkoi një debat publik me Lulzim Bashën, i cili derimë tani e ka refuzuar, ndërsa tha se garën për kreun e Partisë e ka vetëm me të dhe jo me dy rivalët e tjerë në garë, Fatbardh Kadilli dhe Agron Shehaj.

“E kam kërkuar dhe e sf idoj zotin Basha për një përballje. Zoti Basha të gjejë vendin apo strukturën e PD-së ku të zhvillojmë së bashku një debat publik dhe ta realizojmë”, u shpreh Harxhi gjatë fjalës së saj.

Ndërkohë që sa i takon garës Harxhi tha se ajo nuk ka ndërmend që të tërhiqet pavarësisht pengesave që i janë shfaqur, ndërsa shtoi se një ditë pas zgjedhjeve Basha do të përballet me një surprizë të madhe, duke pretenduar fitoren e saj në garë.





MË TË LEXUARAT

To Top