Lajme

Po tani? Manastirliu flet për masat: Ja ç’do ndodhë brenda dy ditësh





Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ditën e sotme nga sp itali i Elbasanit ka deklaruar mbylljen e pavionëve COVID në sp italet rajonale. Ajo ka bërë me dije se rastet nga rrethet do të referohen në spi talin COVID1, në Tiranë.

Ministrja Manastirliu u shpreh se këto dy ditë do të vlerësohet lehtësimi i masave aktuale.

“Komiteti Teknik i Ekspertëve është duke vlerësuar në dinamikë situatën. Besojmë që brenda dy ditëve të ardhshme do të kemi një mbledhje të Komitetit Teknik të Ekspertëve, të cilët janë duke shqyrtuar masat. Po mendohet një rivlerësim në kuadër të lehtësimit, por do të jetë gjithmonë një rihapje e kontrolluar, graduale. Pra do të ecim me një gradualitet edhe përsa i përket lehtësimit të masave që aktualisht kemi të përcaktuara”, tha Manastirliu.





MË TË LEXUARAT

To Top