Lajme

Futi kandidatë në garë për kryetar në Partinë Demokratike? Flet për herë të parë Lulzim Basha





Lulzim Basha e cilëson garën për kryetar të Partisë Demokratike si reale dhe të barabartë mes kandidatëve dhe hedh poshtë çdo aludim se pas disa kandidaturave qëndron ai.

Futi kandidatë në garë për kryetar në Partinë

“Duke qenë se ka zëra që qarkullojnë se ka kandidatë në garë që u është kërkuar kandidimi nga unë, në mënyrë që të promovoheshin në poste të ndryshme në parti, kjo është absolutisht e pavërtetë. Në këtë garë, të gjithë janë të barabartë dhe do të jetë vota e anëtarësisë që do të vendosë, siç ndodh për pozitat e tjera drejtuese në parti. Këto thashetheme, pavarësisht nga kush janë përhapur, thjesht kanë për qëllim të krijojnë konfuzion ose ndonjë avantazh të pandershëm në këtë garë”, deklaroi Basha gjatë një takimi me anëtarësinë në Pogradec.





MË TË LEXUARAT

To Top