Lajme

Berisha paralajmëron Bashën: E kam regjistruar çdo bisedë tonën në këtë iPad, do t’i nxjerr…





Sali Berisha ka kë rcënuar Lulzim Bashën se për të ka shumë dokumente që faktojnë biseda të ndryshme me të në zyrë për çështje të ndryshme.

“Në këtë iPad kam shumë dokumente, që faktojnë se Lulzim Bashës i kam thënë në zyrën time shumë gjëra. Ato gjëra që keni kërkuar ju. Unë këtu kam shumë dokumente, unë mund të faktoj shumë gjëra që i kam thënë Lulzim Bashës në zyrë ato që i keni kërkuar dhe ju dhe e kam kritikuar.

I kam kërkuar të japë dorëheqjen në 2017, kam thënë se kryetari duhet të jepte dorëheqjen. Por nuk kam ndërhyrë në problemet e brendshme të partisë dhe nuk kisha projekt për rikthimin në krye. Po të hyja pa projekt vetëm se shkaktoja kaos. Por a ishte e drejtë të mos ndërhyja në problemet e PD? S’e kam sulmuar kurrë publikisht. Ky është gabimi im”, tha Berisha.





MË TË LEXUARAT

To Top