Lajme

Deputeti nga Lushnja: Nuk ka kosha plehrash në këtë fshat, do i vini apo t’ua sjellim para derës së…





Deputeti demokrat i Lushnjës Saimir Korreshi ka reaguar sërish, duke sjellë në vëmendje një shqetësim për banorët e Barbullinjës.

Këtë herë bëhet fjalë për një problem të mjedisit, ku në këtë fshat në të cilin jetojnë 1500 banorë, nuk ka një kosh për hedhjen e mbeturinave.

Deputeti i cili u bë i njohur nga fjalimi epik në parlament, ka publikuar edhe disa pamje nga ky fshat ku plehrat mbizotërojnë kudo. Ai i bën thiirrje pushtetit vendor që të marrë masa ose në të kundërt do t’ua sjellin mbeturinat para derës së bashkisë.

Postimi i Saimir Korreshit:

Fshati Barbullinje mbi 1500 banore qe jetojne ketu e nuk ka asnje kosh plerash. Shikojeni vete gjendjen. Mos dhente zoti eshte ndonje porosi e “nenes parti” pasi ka humbur te dyja qendrat e ketij fahati. Pothuaj e njejta gjendje ne te gjithe Njesine Administrative Fiershegan.

Lind pyetja??

Taksen e pastrimit e te gjelberimit pse ua merrni ketyre banoreve kur plerat kane mbytur fshatin dhe i vetmi jeshillek eshte jonxha neper parcelat e fermereve.

Ne rast se nuk merrni masa urgjente keto plera do tua sjellim perpara deres se Bashkese por edhe te shtepive tuaja.





MË TË LEXUARAT

To Top