Rozë

Biznesmeni shqiptar që humbi jetën nga Covid-19 ishte i afërmët i këngëtares shqiptare, rrëqeth me fjalët: Na këpute shpirtin!





Covid i ka marrë jetën në një moshë të re biznesmenit shqiptar nga Kosova, Faton Hoti. Lajmi u dha fillimisht nga deputetët e Kuvendit të Kosovës në rrjetet sociale, të cilët kanë pasur njohje me të ndjerin.

Deputeti Sami Lushtaku ka shkruar në rrjetet sociale se Fatoni ishte një djalë i mirë dhe shumë i respektueshëm dhe se do të mbahet mend gjithmonë si i tillë.

“I trishtë është lajmi për v dekjen e hershme të afaristit nga Skenderaj, Faton Hoti. Fatoni ishte djalë shumë i respektueshëm e punëtor i madh. Kishte natyrë të hareshme e mirësjellje me të gjithë. Të tillë do ta kujtojmë gjithmonë. Në këto momente të rënda, u dërgoj ngushëllimet me të thella familjes Hoti, shoqërisë e dashamirëve. U prehtë në paqe!”, shkruan Lushtaku.

Po ashtu edhe këngëtarja Leonora Jakupi është shprehur tepër e trishtuar për këtë lajm të hidhur. Ajo ka zbuluar se me Faton Hotin ka qenë dikur në të njëjtën klasë. “Ahh Faton shoku im i klasës na e këpute shpirtin. Ishe pika e djalit bre Faton”, shkruan Leonora në një postim.





MË TË LEXUARAT

To Top