Rozë

(Foto) Sa nur të bukur i ka dhënë shtatzania/ Zbulohet gjinia e fëmijës që pret Marina Vjollca





Pas shumë thashethemesh, Marina Vjollca konfirmoi ditë më parë se është në pritje të ëmbël. Ajo postoi foto të saj me barkun e rrumbullakosur, duke pranuar publikisht se është shtatzënë.

Moderatorja publikoi në Instagram dy foto të saj shumë të veçanta ku dallohej barku i rrumbullakosur. Më vonë po ashtu ajo postoi një foto me Ghetto Geasyn, i cili shihet duke i përkëdhelur barkun e Marinës.

“Ne të tre”, shkroi ajo përkrah fotos. Para se Marina të konfirmonte shtatzëninë, “Prive” raportoi se ajo është në muajin e katërt të shtatzënisë dhe se pret të bëhet nënë e një vajze.

Ndërkohë, tashmë çifti po shijon pushimet në ishullin Seychelles dhe duket se po argëtohen shumë. Së fundmi, Marina ka postuar disa foto nga bregdeti, ku shfaqet e veshur me rozë dhe nxjerr në pah barkun e rrumbullakosur.

Moderatorja ka vendosur në kokë edhe një lule rozë, dhe po ashtu përshkrimin e fotos ka vendosur që ta shoqërojë me një lule në këtë ngjyrë duke konfirmuar në njëfarë mënyre se është në pritje të një bebusheje.





MË TË LEXUARAT

To Top