Rozë

Bora Zemani tha se ishte beqare/ Atdheu habit me fjalët, i thotë: Oj nuse ku je





Ditët e fundit, është përfolur kudo në mediat rozë për një lidhje të mundshme të moderatores Bora Zemani me Atdhe Xharavinën, ish-konkurrentin e “Për’puthen”, programin që vetë Bora drejton.

Atdheu dhe Bora, bashkë në një foto tjetër, a tregon kjo diçka mes tyre -  Mediafokus

Megjithatë, prezantuesja vazhdimisht ngulmon se ajo është ‘single’ dhe se mes tyre nuk ka asgjë. Madje, edhe dje, moderatorja, e ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”, sërish tha se ajo nuk ka kohë, dhe fokusi i saj është puna dhe Arbori, djali i saj.

Mirëpo, Atdheu nga ana tjetër, nuk i ndal aspak deklaratat e tij befasuese.

Pak më parë, ish-konkurrenti i “Për’Puthen” ka bërë një ‘bisedë online’ me ndjekësit e tij, teksa ka publikuar një video në Instastory ku ka shkruar: “Ku je oj nuse?” Kaq është dashur dhe ndjekësit kanë vazhduar me komente, që indirekt i referohen Borës, madje nje prej ndjekësve ka përshkruar karakteristikat e “nuses” së Atdheut, që çuditërisht përputhen me ato të Borës.

Ndaj, nuk dimë më ç’të mendojmë!

Atdheu e pranon hapur dhe tregon simpatinë për moderatoren e njohur të Top  Channel: Bora Zemani më pëlqente! - Gossip



MË TË LEXUARAT

To Top