Lajme

Ditë e zezë kjo! Legjenda e futbollit Diego Armando Maradona ka humbur jetën: E donin si Zot!

Legjenda e futbollit Diego Armando Maradona është ndarë nga jeta në moshën 60 vjeçare. Raportohet se legjenda e futbollit pati një a t ak në zemër në shtëpinë e tij vetëm dy javë pasi u largua nga spitali ku ai iu nënshtrua një ope
racioni në tru.

Kupa e Botës me Argjentinën, 3 Copa America , UEFA League, Serie A, Kupa e Italisë, Kampion i Argjentinës, Kupa e mbretit, Kupa e Ligës së Spanjës ishin disa nga trofetë dhe arr it jet e mëdha të fituara nga argjentinasi.

Vetëm para pak kohësh ai kishte bërë 60 vjeç. Ai lindi në Lanus të Buenos Aires, në një familje të varfër si djali i vetëm pas katër motrave. U rrit profesionalisht në Argjentinë tek Argentina Juniors dhe më pas bëri kalimin tek Boca Juniors, aty ku tifozët e shohin si ‘Zot’.

Më pas në vitin e largët 1982 Maradona kaloi tek Barcelona, Napoli, Sevilla dhe për t’u rikthyer më pas për ta mbyllur sërish tek ekipi i zemrës, Boca Juniors. Gjithashtu ai shkëlqeu në arenën ndërkombëtare me Argjentinën që e drejtoi edhe si trajner.

MË TË LEXUARAT

To Top