Lajme

Mjeku shqiptar humbi jetën nga Covid-19, rrëqeth Erion Kristo: O vëllai im pse ike, të mori Zoti po ne të donim për vete….

Ditën e sotme u dha lajmi i hidhur për ndarjen nga jeta të mjekut të njohur të QSUT, Bledi Nini, që nuk arriti të fitonte betejën me koronavirusin.

Rriten viktimat në radhët e shëndetësisë nga Covid-19. Ndërron jetë, në  moshën 48-vjeçare, mjeku Bledi Nini – A2 CNN

Me anë të një postimi mjaft prekës, aktivisti dhe pedagogu Erion Kristo ka shprehur ngushëllimet, për mikun e tij dhe njëherësh mjekun e njohur Bledi Nini.

Kristo shprehet se ky lajm ka lënë të tr on ditur familjen dhe të gjithë miqtë e Ninit, ndërsa shprehet se të gjithë patën besim se ai do ta mposhte virusin.

“O vëlla, po pse ike? Na thave krahët! Ne prisnim fitoren tënde, po kjo gjëja e zezë të mori. Do na mungojë humori dhe e qeshura jote. Do i mungosh familjes, gruas dhe fëmijëve, prindërve të mrekullueshëm dhe motrës. Do i mungosh kolegëve dhe pacientëve.

Do na mungojnë këshillat e tua. Mjekët e shkëlqyer që na rekomandoje. Po sa lojëra kemi bërë bashkë o vlla. Po sa herë i kthyem përmbys shtëpitë tona. Po të deshëm o vlla. Po ky virusi i poshtër na t me rroi. Është si bandë mongolësh në një fshat të pambrojtur o vëlla.

Ka njerëz që nuk besojnë. As unë nuk besoja që do ikje. Lusnim Zotin përditë për ty, po nuk na dëgjoi. Të donte për vete. Doktor Bledi Nini ka ndërruar jetë. Nuk e besojmë dot. Ishe në lule të jetës vëlla. Fjalët nuk më vijnë më“, shkruan Kristo në postimin e tij në rrjetet sociale.

Covid-19 i merr jetën mjekut të njohur 48-vjeçar të QSUT,

MË TË LEXUARAT

To Top