Rozë

Djali i Almeda Abazit ka pasur datëlindjen, ajo e ka uruar me fjalë zemre/ I kanë bërë festë si në përralla





Në ditët e fundit të pritjes së ëmbël, Almeda Abazi është e mbushur me dashuri jo vetëm nga njerëzit e dashur rreth e rrotull, por edhe nga fansat.

Në postimet e fundit që ka ndarë në profilin e saj, bukuroshja shqiptare ka shprehur edhe ndjesitë dhe emocionin që po e shoqëron gjatë këtyre ditëve të fundit të pritjes së ëmbël. Me miqtë virtualë, Almeda ndan çdo siklet, shqetësim apo emocion të ëmbël të shtatzënisë.

Almeda Abazi tregon çfarë po e shqetëson në këtë periudhë | Gazeta Fjala

Sekretet, pothuaj i ka zbuluar. Edhe emrin e vogëlushes që do të vijë në jetë së shpejti. Alina është emri me të cilin çifti i njohur do të pagëzojë fëmijën e dytë.

Ndërkohë, vëllai i madh feston sot 2-vjetorin e lindjes. Në një festë të ngushtë familjare, familja e bukur ka festuar ditëlindjen e Efehan, i cili shumë shpejt do të bëhet “princi i madh”.

Almeda dhe Tolga, me foton e ëmbël familjare, kanë uruar të birin në ditën e lindjes dhe mezi presin që familjes së bukur t’u bashkohet edhe një bukuroshe e vogël.





MË TË LEXUARAT

To Top