Lajme

Edi Rama jep lajmin e keq për gjithë shqiptarët: Do rritet çmimi i energjisë elektrike dhe më pas do rriten çmimet zhinxhir





“Nga l ufta vijmë e në lu ft ra shkojmë” qe motivi nga “Kënga e ush ta rëve të vjetër” të Kadaresë, ku kryeministri Edi Rama gjeti fjalët e duhura për të njoftuar fatkeqësinë e radhës; përpara na pret një dimër i vështirë, një k rizë energjitike, me p asoja të rënda në xhepat e secilit për shkak të rritjes së çmimeve.

“Nuk është as tërmet, as virus, as përmbytje dhe lavdi Zotit nuk kë rcënon jetë njerëzish. Por në aspektin ekonomik e social ka një energji negative që mund të ketë efekte gjithaq trond itëse, mbi jetën e familjeve, bizneseve, shoqërisë” tha kryeministri, duke paralajmëruar rritjen e çmimeve të naftës, gazit dhe energjisë elektrike dhe më pas efektet zinxhir në ekonomi, tek çmimet e mallrave dhe shërbimet e tjera.

“Dukuria e rritjes marramendëse të çmimit të gazit e të karbonit në të gjitha tregjet ndërkombëtare, si edhe trendi i fortë i rritjes së çmimit të naftës, shoqëruar me një rritje të përgjithshme çmimesh të prodhimeve të konsumit të përditshëm, qëndrojnë sot para të gjitha vendeve, si siluetat e një ushtrie armike në horizontin e dimrit të vështirë që bota ka përpara” ishin fjalët e kryeministrit, i cili më pas bëri një analizë të krizës që ka përfshirë të gjithë botën.

Kr izën globale, Rama e detajoi duke dhënë një seri shkaqesh. Së pari, tha se ishte rritja e kërkesës për energji si pjesë e rimëkëmbjes ekonomike pas pandemise. Së dyti ishin përpjekjet për frenimin e ndryshimeve klimatike. Së treti një seri eventesh të motit ekstrem, që kanë impaktuar si kërkesën, ashtu edhe ofertën për gaz dhe së katërti prodhimin e pakët të energjisë nga impiantet e erës në Europë.





MË TË LEXUARAT

To Top