Lajme

U rrit çmimi i mielli, Bushati: Nuk jetojnë të gjithë shqiptarët me bukë, s’janë rritur produktet e tjera





Ish-deputeti Ervin Bushati, i cili tashmë ka marrë postin e Drejtorit të Postës Shqiptare, ka folur për ak uzat e opozitës për rritjen e çmimit të miellit.

Ai u shpreh se është e vërtetë që në botë janë rritur me 60% çmimet e ushqimeve për shkak të bllokimeve, por sipas tij, “nuk jetojnë të gjithë vetëm me bukë”, teksa shtoi se çmimet e tjera nuk janë rritur.

“Të vijmë tek çmimet e shportës. Është e vërtetë që në botë janë rritur çmimet e ushqimeve me 60%, është një rritje shumë e madhe. Për arsye të bllokimeve, logjistikës e transportit prej COVID-it, për shumë arsye të ndryshme. Është rritur dhe energjia gati me 30-40%, nafta dhe gazi shumë në Europë. Të gjitha këto bëjnë që struktura e çmimeve të rritet.

Në Shqipëri është rritur çmimi i miellit. Mielli tregtohet në bursë, nuk është rritur aq shumë sa mund të jetë rritur në vende të tjera, e kuptoj që është një diskutim që bëhet dhe që merret si referencë, por ndërkohë që çmimet dhe inflacioni në Shqipëri është rritur vetëm 2.4%. Mund të jetë rritur një produkt. Me gjithë respektin nuk jetojnë të gjithë vetëm me bukë tani dhe nuk është vetëm…Çmimet e tjera nuk janë rritur. Produktet bujqësore, kemi në krahun tjetër bujqit dhe fermerët dhe tregtarët që thonë se çmimet janë shumë të ulëta dhe nuk na del. Nuk janë rritur të gjitha çmimet, 2.4% është inflacioni”, tha Bushati në “Kjo Javë”.





MË TË LEXUARAT

To Top