Rozë

Habit Fation Kuqari: Edhe pa rroba po ta kisha para atë nuk do të emocionohesha

Në emisionin “Trotuar” ishte i ftuar ish-konkurrenti i “Për’puthen 2” Fationi. Ai kujtohet si një person i zhurmshëm për bëmat dhe shprehjet e tij, të cilat nuk mungojnë në asnjë intervistë.

Tema e ditës ishte se a mund të lidhesh me ishin e një shoku apo të një shoqeje, ja se si u përgjigj ai sa i përket kësaj çështje:

“Unë jam shumë kundra kësaj, nëse e ke të njohur është tjetër gjë, sepse mund të njihesh me të gjithë edhe mund të ndodhi, po të kesh dikë shok, që e konsideron tamam të tillë e të lidhesh me dikë që minimalisht mund të kenë ndarë edhe shtëpinë me atë shokun, nuk jam dakord më duket shumë absurde, imagjino ti mund të kesh dalë me atë femër si e dashura e shokut dhe ti gjithmonë e ke parë me atë syrin që është e pamundur, më duket shumë gjë e ulët.” Fationi tha se nuk ndodh të dashurohesh në raste të tilla pasi njeriu disa gjëra i paraprin, ish-konkurrenti i edhe shoqe i shihte si të pamundura dhe nuk do emocionohej as po t’i shihte pa rroba në trup.

“Kur i shikon gjërat e pamundura nuk të shkon mendja, ne flasim edhe për shoqe, kur ke një shoqe të ngushtë ty nuk të shkon mendja edhe ta shikosh pa rroba nuk të jep asnjë lloj emocioni.”,– tha ish-konkurrenti i “Përputhen 2”.

MË TË LEXUARAT

To Top