Rozë

Ka një djalë, Bora Zemani flet hapur për ish-burrin: Nuk mund të jem shok me të, ka mbaruar

Moderatorja e njohur sportive në “Digitalb”, Bora Zemani ishte e ftuar këtë të shtunë në emisionin “PopoCulture”. Gjatë kësaj interviste ajo ka rrëfyer detaje nga jeta e saj private, por gjithashtu edhe nga ajo profesionale.

Kohët e fundit është përfolur shumë për divorcin e saj me ish-bashkëshortin, Vinin. E pyetur nëse ndarja e tyre ka ardhur për shkak të tradhtisë Bora përgjigjet: “Fotot në “Instagram” me Vinin nuk i kam fshirë sepse i bie që të fshi të shkuarën, mes nesh nuk ka hatërmbetje, por miq nuk jemi flasim për të mirën e djalit, ish-bashkëshorti nuk mund të kthehet në shok.

Aktualisht nuk jemi miq në “Instgram”, sepse kështu ndodhi pas zënieve të para, e kemi të dy “Instagram”-in e hapur dhe s’ka asnjë problem për të parë se çfarë bëjmë, krisja e marrëdhënies me Vinin nuk erdhi për shkak të tradhtisë kjo ishte keqkuptim, s’ka lidhje fare me këtë gjë”.

Por a do të ketë një ribashkim të çiftit? “Jo, nuk ka rikthim me Vinin, ka mbaruar çdo gjë”. Gjithashtu në “PopCulture” Bora zbuloi edhe personin më të rëndësishëm në jetën e saj:

“Djali është gjëja më e bukur që kam bërë në jetë, nuk bëhem aspak xheloze që i ngjan babait, nëse do të ishte vajzë atëherë do të bëhesha, por tani jo, do të doja që djali të anonte më shumë nga arti por jo, i pëlqen futbolli”.

MË TË LEXUARAT

To Top