Lajme

Histori që të rrëqeth shpirtin/ Ra nga avioni në kërkim të lirisë, rrëqeth babai i të riut afgan: Ishte mjek, nuk na tha që do ikte





Kur talebanët pu shtuan Kabulin dhe morën nën kontroll gjithçka më 15 gusht, me mijëra qytetarë iu drejtuan aeroportit, me qëllim për të ikur sa më parë nga vendi i tyre.

Atë ditë, Fada Mohammad i tha familjes së tij për atë që kishte parë në Facebook: Kanadaja dhe Shtetet e Bashkuara ofruan evakuime për këdo që dëshironte të largohej nga vendi përmes aeroportit të Kabulit. Por Fada nuk foli për qëllimet e tij, kujton babai i tij Payanda Mohammad. Ai nuk tha se do të ikte, shton ai, shkruan Washington Post.

Dentisti i ri nuk arriti kur rë në asnjë vend. Të nesërmen, ai ra mbi çatinë e një shtëpie katër kilometra larg aeroportit të Kabulit, pasi ishte ngjitur në krahët e një avioni ushtarak amerikan.

Atë ditë rënia e tij nga lartësia e avionit ishte një nga pamjet më tro nd itëse që bëri xhiron e botës.

Në 10 ditët që nga atëherë, shumë detaje të ngjarjeve kaotike në Aeroportin Ndërkombëtar “Hamid Karzai” mbeten të panjohura. Fragmente të videove të marra nga kalimtarë të rastit, të cilat u bënë shpejt virale në mediat sociale, treguan pamje të një skene të jashtëzakonshme, teksa qindra civilë afganë mbërthyen transportin e ngarkesave të Forcave Ajrore në terren në përpjekje të dëshpëruar për të hipur në bord.

Familja grumbulloi para të mjaftueshme për ta dërguar në Universitetin privat Shifa në Kabul për të studiuar stomatologji. Pas diplomimit, Fada hapi një klinikë me një mik pranë Sheshit Shaheed të Kabulit, duke fituar rreth 200 dollarë në muaj, sipas babait të tij.





MË TË LEXUARAT

To Top