Lajme

Për Kosovën nuk ka paqe nga Covid-19/ Me mijëra raste të reja dhe humbje jete





Kosova ka regjistruar sërish shifra të larta të infektimeve me Covid-19. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë 1,383 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19 gjatë 24 orëve.

Ndërkohë numri i humbjeve vazhdon të jetë përsëri i lartë ku janë shënuar 26 humbje jete. Në total numri i rasteve aktive është 26.886.

Mësohet se në 24 orët e fundit janë dhënë 17.684 doza të vaksinës kundër COVID-19, ndërkaq, prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 825.745 doza të vak sinës.





MË TË LEXUARAT

To Top