Lajme

Kosova në orë të vështira nga Covid-19/ Mjeku nga Gjakova: Ju lutem vaksinohuni nuk ka më vende në spitale





Infektologu nga Spitali i Gjakovës, Afrim Sylejmani, është shprehur i shqetësuar me rritjen e numrit të të infektuarve dhe të hospitalizuarve me COVID-19.

Five dead in Kosovo, the pandemic trend remains concerning | Euronews  Albania
Ai ka ftuar qytetarët që të vaksinohen sa më shumë, pasi sipas tij, vaksina shpëton jetë dhe është e vetmja mundësi për ta fituar betejën me Pandeminë COVID-19.

“COVID-19 po merr jetën e më të dashurve tanë! Gjendja në spitale dhe klinika është rënduar shumë. Vaksina Shpëton jetë! Ftoj të gjithë, pa dallim, ftoj qytetarët e Gjakovës të vaksinohen sa më shpejt e sa më shumë”, ka thënë për faqen e SHSKUK-së, Sylejmani.

Ndryshe, Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në total numri i rasteve aktive me coronavirus është 26,886. Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 115,657, ndërsa nga fillimi i pandemisë kanë vdekur 2,503 persona.

Kosova – A2 CNN





MË TË LEXUARAT

To Top