Lajme

U dhanë nga Norvegjia/ Ndodh skandali në Kosovë, skadojnë 130 mijë doza të vaksinave





Menaxhimi i dobët i situatës me pandeminë dhe dështimi i vaksinimit, ka bërë që mbi 130 mijë vaksinave AstraZeneca, donacion i Norvegjisë t’u skadojë afati të mërkurën më 31 gusht. Në MSH kanë konfirmuar skadimin e një sasie por nuk kanë treguar se sa. Kosova është vendi i fundit sa i përket vaksinimit në Evropë dhe i pari sa i përket infektimeve dhe v iktimave.

Australia approves Pfizer-BioNTech's Covid-19 vaccine

Një sasi enorme vaksinash AstraZeneca, donacion nga Norvegjia u ka skaduar afati të mërkurën, i kanë thënë burime të përfshira në proces, Insajderit.

Skadimin e afatit të vaksinave e ka konfirmuar edhe Ministria e Shëndetësisë, por nuk ka folur për sasinë, meqë sipas tyre ato do të numërohen pasi të kthehen nga komunat dhe qendrat tjera të vaksinimit.

“Në bazë të llogaritjeve tona dhe në bazë të të dhënave të vaksinimit, mbi 131 mijë doza u ka skaduar afati. Ato duhet të asgjësohen sepse nuk mund të përdorën më”, ka thënë një burim brenda Ministrisë së Shëndetësisë në kushte anonimiteti.

Në fillim të korrikut, Mbretëria e Norvegjisë i kishte dhuruar Kosovës një donacion prej 182 mijë e 900 vaksina të prodhuesit britanik.

Por, menaxhimi i dobët nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë, ka bërë që këto vaksina mos të shfrytëzohen në tersi. Nga kjo sasi vaksinash, më 31 korrik afati u ka skaduar 12 e 500 dozave.

Për afatet e vaksinave ka folur edhe Ministria Norvegjeze e Shëndetësisë. Në një përgjigje për telegrafin javë më parë, kanë sqaruar datat e skadimit.

“Në total, 12 500 doza skadojnë më 31 korrik, kurse 170 400 dozat e mbetura skadojnë më 31 gusht”, kishte deklaruar për Telegrafin, sekretari i shtetit në Ministrinë e Shëndetësisë në Norvegji dhe shërbimeve të kujdesit, Erlend Svardal Boe.

Edhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia kishte konfirmuar se 12 mijë vaksina të AstraZenecas kanë afat deri më 31 korrik, kurse pjesa tjetër deri më 31 gusht 2021.

Zyra e BE-së tregon se kur pritet të vijnë vaksinat e para në Kosovë





MË TË LEXUARAT

To Top