Rozë

Luizi thotë se çfarë e shqetëson te Kiara: Se e kam marrë grua pa të drejtë kthimi

Big Brother është ndër formatet më të pëlqyera në vendin tonë. Personazhet pjesëmarrëse kanë fituar simpatinë dhe vëmendjen e publikut, duke i mbërthyer para ekranit me orë dhe ditë të tëra.

Vëllai i Madh ka njoftuar dje banorët se kanë mundësinë që të organizojnë një koncert me orkestrën e Top Channel. Secili nga banorët duhet që të përzgjedhë këngën që dëshiron të këndojë dhe ta tregojë në dhomën e rrëfimit.

Më pas Vëllai i Madh do t’u mundësojë atyre tekstet e printuara dhe tonalitetin që ata dëshirojnë të këndojnë. Kiara Tito teksa ishe e shtrirë pranë partnerit të saj, Luiz Ejlli, po këndonte një këngë në italisht dhe shprehet se e gjeti këngën për koncertin.

Kur moderatorja po këndonte këngën e Lucio Dalla-s, “Ti voglio bene Assai”, Luizit duket se nuk i pëlqen mënyra se si ajo këndon dhe bën humor e thotë: “E kam për grua. E keqja është se e kam marrë pa të drejtë kthimi”. Elvis Pupa, i cili ndodhej aty me çiftin, duke qeshur i thotë se ‘ashtu e kemi të gjithë’.

MË TË LEXUARAT

To Top