“Lu fta e ftohtë” mes kryeministrit Edi Rama dhe Presidentit Ilir Meta nuk ka të ndalur. Pas postit të Ramës në Tëitter ku akuzonte Kreun e Shtetit se nuk ngopet, ka ardhur përgjigja e Metës.
Presidenti ka publikuar në Facebook-un e tij, një video të një deklarate të Ramës 20 vite më parë, ku kreu i qeverisë aktuale thurte lavde për Metën në atë kohë.
Përpos videos Meta shkruan:
Edi, faleminderit për fjalët e mira që ke thënë për mua 20 vite më parë dhe që m’i thua gjithmonë kur takohemi nga afër.
E di vetë ti!
Por nesër është një ditë e rëndësishme për shqiptarët, ndaj të lutem mos dëgjo më bandat dhe oligarkët se nuk ja u ka parë kush hajrin!
Koha për një FRYMË TË RE, për një bashkëjetesë qytetare dhe europiane, është tani!
Respekto Marrëveshjen e 5 Qershorit dhe të lutem hapi listat, për socialistët në radhë të parë dhe për të gjithë shqiptarët.