Rozë

Ndodh edhe kjo/ Dy këngëtaret shqiptare zihèn keq për një palë vathë

Megjithëse klasifikohen si gurë të çmuar, perlat janë jashtëzakonisht unike, për faktin se janë i vetmi material i çmuar i formuar dhe gjetur brenda një krijese të gjallë.

Image

Duket se ato kanë qenë shkak i një gr indje mes këngëtareve të njohura shqiptare Dafina Zeqiri dhe Era Istrefi.

Fillimisht, Dafina u shfaq me këta vathë në rrjetet sociale dhe më pas Era publikoi foton që paralajmëronte këngën me Mozzik që do publikojë së shpejti me Mozzik.

Kaq mjaftoi që Dafina të shkonte në Twitter dhe të shkruante disa statuse. Ajo e ak uzoi se i ka kopjuar vathët por më pas e fshiu. Ajo publikoi një status tjetër ku shkruante: “U funny (je qesharake)”.

Nisur nga kjo, ndjekësit shpërthyen në komente duke mbajtur qëndrime të ndryshme. Pjesa më e madhe shkruajnë se Dafina është një artiste e madhe, por nuk duhet të nisë sh erre për një palë vathë.

Pas reagimit të Dafinës, Era Istrefi shmangu gjithçka dhe deri tani ajo nuk ka bërë asnjë postim lidhur me debatin e nxehtë që ka nisur në rrjetet sociale.

Vlen të theksohet se të dyja kanë postuar fotot me një diferencë të shkurtër kohore.

Aksesorët nuk janë ekskluzivë dhe sot tendencat njihen shpejt dhe nga të gjithë, ndaj është e vështirë të kuptosh se kush kë po kopjon dhe mbi të gjitha nëse po “kopjon” apo thjesht ndjek një trend.

Image

MË TË LEXUARAT

To Top