Rozë

Si asnjëherë më parë, Nevina Shtylla flet për të dashurin: E di ai sa shumë e dua

Moderatorja e njohur Nevina Shtylla njihet për natyrën e saj hermetike sidomos kur vjen puna për jetën e saj sentimentale.

U tha se do të largohej nga Tv Klan, reagon Nevina Shtylla

Së fundmi Nevina është vendosur nën ‘presionin’ e kolegëve në “E Diell” teksa e pyesnin për partnerin e saj. Moderatorja bëri një deklaratë të shkurtër por shumë romantike për të dashurin e saj:

“E di ai sa shumë e dua”,- u shpreh ajo.

Moderatorja është në romancë prej disa vitesh me një djalë me profesion jurist i quajtur Arbër. Dyshja nuk kanë dalë asnjëherë publikisht së bashku, duke e mbajtur romancën e tyre në fshehtësi të plotë.

Megjithatë, nuk iu kanë shpëtuar mediave që i kanë zbuluar. Ndonëse nuk publikon foto me Arbrin, Nevina nuk e ka fshehur faktin që është në lidhje dhe shumë e dashuruar.

Disa kohë më parë Shtylla foli si rrallëherë për të dashurin e saj. Moderatorja tha se është e ëmbël dhe e dedikuar por një nga gjërat më të këqija është se ndonjëherë bëhet ’grindavece’.

Nevina Shtylla tregon a janë të vërteta lajmet se do jetë pjesë e "BBV2" -  SHQIP.com

MË TË LEXUARAT

To Top