Rozë

Nusja e nipit të Enver Hoxhës është shtatzënë/ Kjo është fotografia që i ka futur të gjithë në dyshime





Rezarta Shkurta dhe familja e saj prej disa ditësh ndodhen me pushime në Greqi. Këngëtarja ka publikuar pothuajse çdo ditë foto dhe video nga atje ku ka treguar se po i shijojnë shumë pushimet.

Image

Së fundmi, Rezarta ka ndarë një imazh tjetër përkrah partnerit, përmes së cilës, nxiti spekulime për mënyrën se si kanë pozuar. Ai qëndronte pranë këngëtares teks ai kiste vendosur të dyja duart mbi barkun e saj.

Ky postim bëri që fansat të aludojnë për një shtatzëni të dytë të këngëtares, edhe pse vetë Shkurta nuk e ka konfirmuar ende një gjë të tillë. “Dielli me rrezen e tij”, kanë qenë fjalët e Shkurtës.

Ndërkaq disa prej komenteve të fansave ishin: “Kujdes ku i vë duart çun se kaq duan edhe fillojnë aludimet pastaj”, “Mos valla je shtatzënë”, “Urime shtatzëni të mbarë”. Ende nuk kemi asnjë konfirmim nga ana e këngëtares lidhur me lajmin në fjalë dhe fansat mezi presin një reagim nga ana e saj.

Image





MË TË LEXUARAT

To Top