Rozë

Ditë dhimbje për aktoren e njohur/ Nipi i saj humb jetën nga një sëmundje e ligë





River William Stone, nipi i Sharon Stone ndërroi jetë pasi gjendja e tij ishte përkeqësuar në orët e fundit. Ai do të mbushte 1 vjeç, më 8 shtator.

Ditët e fundit, aktorja kishte treguar historinë e tij duke i ftuar të gjithë të luteshin për të. Stone, e cila ishte ne Venecia duke xhiruar një reklamë për ‘Dovle&Gabbana’, u kthye dje në Shtetet e Bashkuara, sepse situata ishte përkeqësuar.

Aktorja ditët e fundit kishte postuar një fotografi të fëmijës së intubuar në “Instagram”, duke treguar situatën që po përjetonte, për të dhënë lajmin e vdekjes me një postim tjetër: një video e vogëlushit që luante i lumtur.

Djali i Patrick Stone, vëllai më i vogël i Sharon, ishte në gjendje të rëndë ditët e fundit dhe u transferua në urgjencë.

Ai u diagnostifikua me “mosfunksionim total të organeve”. Një gjendje nga e cila ai nuk mund të shërohej.





MË TË LEXUARAT

To Top