Rozë

U tha se është shëndoshur/ Do habiteni se çfarë po bën tani Fifi për t’u dobësuar





Fifi mori kritika pak javë më parë nga ndjekësit në rrjete sociale për shkak të kilogramëve që ka filluar të shtojë sërish. Por mesa duket, këngëtarja nuk ka ndërmend të dorëzohet dhe do vazhdojë të bëjë çmos për ta mbajtur trupin në formë.

Ditën e djeshme, artistja publikoi një foto në llogarinë e saj në Instagram, me anë të së cilës zbuloi se i është nënshtruar një tjetër procedure pas balonit gastrik për të rënë në peshë: kriolipolizës.

“Çfarëdo që ka me më ndihmu me u dobësu, do e bëj”, shkroi këngëtarja krahas imazhit.

Krio lipoliza është një aparaturë që aplikon temperaturë të ftohtë në zona ku ka dhjam.

Nëpërmjet kriolipolizës realizohet ftohje jo-invazive e indit dhjamor që shërben për të nxitur lipolysis (shpërbërjen e qelizave dhjamore) pa dëmtuar indet e tjera. Rezultati i trajtimit është i dukshëm pas dy deri në katër muaj nga trajtimi.





MË TË LEXUARAT

To Top