Rozë

(Video) Luizi do largohet të shtunën? Ja si e ka ndarë Kiara nga maestro teksa i vendosi duart…

Luizi, Kiara dhe Maestro nuk kanë reshtur së bëri shaka me njëri-tjetrin pasditen e sotme në shtëpinë e Big Brother VIP. Kiara dhe Maestro e kritikuan Luizin për mënyrën se si kërcen.

“Po s’janë të gjithë artistë moj Kiara, unë jam maestro,” tha Armaldo. Pas kësaj, ata filluan të bënin shaka për mënyrën se si puth Luizi.

“Unë s’di të puth. Ti je ai që di, që puth në qafë, në ballë, në buzë,” tha Maestro.

“Në të vërtetë Luizi puth shumë mirë,” shtoi Kiara.
Në këtë moment Luizi kapi në fytyrë Maestron: “Hajde të të mësoj si puthet”, por Kiara i ndau menjëherë.

MË TË LEXUARAT

To Top